Organizonin lojëra fati në lokal, 3 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, administratorë dhe punonjës të këtyre subjekteve. Në pranga ranë B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç. Sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu”, në një lokal të administruar nga 24-vjeçari S. M., ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes celularëve. Ndërkohë, në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona...
Burimi:
syri.net