“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, njoftoi këtë të martë sekuestrimin e një ngarkese masive prej 6.850 kilogramësh drogë. “Me këtë rezultat, shteti venezuelas arrin shifrën e 7.148 kilogramëve të sekuestruar, vetëm gjatë 13 ditëve të para të muajit janar”, u shpreh ai. Mediat e huaja shkruajnë se gjatë fjalës së tij, Cabello sqaroi se ngarkesa kryesore përbëhej nga 238 thasë, të cilët përmbanin gjithsej 14.280 pako. Cabello theksoi se operacioni përfundoi me sekuestrimin e 6.850 kilogramëve substanca të paligjshme. Sipas ndarjes së ngarkesës, ajo përbëhej nga 14.199 pako marijuanë (6.758 kg) dhe 81 pako kokainë (91 kg). “Është një goditje shumë e fortë ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikun. Nga këtu nuk do të kalojë as kokainë, as...