Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie
Policia e Tiranës ka ekzekutuar 8 masa sigurie, 4 me burg dhe 4 arrest shtëpie për 8 persona të cilët akuzohen se shfrytëzonin fëmijët e tyre për të punuar dhe për të lypur në rrugët e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë: – “Arrest në burg”, për shtetasit Eles Brahimaj, 41 vjeç, Rakip Sinani, 35 vjeç, Mikel Rama, 35 vjeç dhe Miklovan Gogaj, 34 vjeç; – “Arrest në shtëpi”,...
Burimi:
javanews.al