Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestrohet 1.4 ton lëndë narkotike, mbi 380 të arrestuar

Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestrohet 1.4 ton lëndë narkotike, mbi 380 të arrestuar

Policia italiane përmbylli një operacion të madh kundër trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar qindra persona. Oficerët sekuestruan 1.4 ton drogë dhe arrestuan 384 persona të përfshirë në trafik, duke u bërë një nga operacionet më të mëdha të kohëve të fundit. Veç të arrestuarve janë vënë nën hetim 655 individë, përfshirë 39 të mitur, dhe janë konfiskuar 35 kg kokainë dhe më shumë se 40 armë zjarri, si dhe mbi 300,000 euro në para cash, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës. Operacioni, i cili përfundoi të premten në disa provinca, çoi në mbylljen e përkohshme të pesë dyqaneve të kanabisit në tre qytete pas 312 inspektimeve. Gjatë kontrolleve, policia tha se kishte sekuestruar 296 kg produkte kanabisi, të cilat testet...