Nuk reshtin “përndjekjet” për gazetarin Elton Tozaj/ Pas goditjes në autostradë, tani benzinë pranë shtëpisë
Disa ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit të lajmeve rozë, Elton Tozaj këtë të enjte ka ndodhur një tjetër ngjarje. Tozaj ka denoncuar në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë. Gjatë dëshmisë së tij para uniformave blu, Tozaj ka thënë se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona si të dyshuar të lidhur me boten e krimit, që ai pretendon se i ka denoncuar publikisht me emra. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari Tozaj u dhunua...
Burimi:
javanews.al