“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin
Avokati Ili Gërdupi, gjatë një prononcimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që kufizon marrjen e të dhënave nga aparatët telefonikë, kur ato sekuestrohen nga SPAK. Avokati shpjegoi se telefoni mund të sekuestrohet si send, por GJK ka sanksionuar me vendimin e saj, se të dhënat brenda telefonit nuk mund të hapen dhe ruhen nga SPAK pa vendim gjykate dhe kur nuk i shërbejnë hetimit. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që është marrë në korrik 2025, është shpallur mjaft vonë, gjashtë muaj pasi është marrë, në tejkalim të afateve, bën një diferencim të ndjeshëm, për sekuestrimin e telefonit dhe sekuestirmin e të dhënave që përmban. Telefonat e sotme, shërbejnë për sms, emaile, mesazhe në platforma të ndryshme, këto marrin të...
Burimi:
javanews.al