“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena GJoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena GJoka

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuroria e Përgjithshme ka administuar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 korrik 2005 nga Gjykata e Janinës. Në këtë dokument thuhet se Irena Gjoka, është dënuar për shkak, të tjetërsimit të një vize greke duke i zgjatur vlefshmërinë. KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e Prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Ndryshe nga sa...