Nuk dëbohen nga Zvicra dy shqiptaret nga Kosova të dënuara për propagandë të ISIS

Nuk dëbohen nga Zvicra dy shqiptaret nga Kosova të dënuara për propagandë të ISIS

Gratë ishin 31 dhe 25 vjeç në vitin 2020 kur ishin paditur. Ato i kishin dërguar njëra-tjetrës video propagande të ISIS-it që ishin përkthyer në shqip. Njëra prej tyre ia kishte dërguar këto video edhe burrit të saj, transmeton albinfo.ch Ato gjithashtu ndanë video të tilla në biseda në grup në aplikacionin e mesazheve Viber. Disa nga këto video përmbanin skena ekzekutimesh, vrasjesh me gurë dhe gjymtimesh. Postime të tjera tregonin fjalime propagande të përkthyera, veçanërisht rreth rolit të grave brenda ISIS-it, shkrun Keystone-SDA. Nuk është “vepër penale e katalogut” Dhoma e Apelit e Gjykatës Federale Penale i dënoi gratë në nëntor 2023 në apel për mbështetjen e ISIS-it dhe përhapjen e përmbajtjes së dhunshme. Gruaja më e vjetër kishhte marrë një gjobë me kusht prej 80...