Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan
Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në kuadër të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat bëhet me dije se ky operacion është zhvilluar në qytetin e Elbasanit në dy pika karburanti. Gjatë këtij inspesktimi në këto subjekte u identifikuan shkelje të rënda tatimore përfshirë: moslëshim fature, punonjës të padeklaruar, mall pa faturë tatimore, mosafishim i listës së çmimeve, mospërditësim i të dhënave të biznesit. “Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore kanë nisur kontrollet në tregun e hidrokarbureve, në zbatim të planit të përbashkët operacional për monitorimin e këtij sektori. Aksioni i parë u zhvillua në Elbasan, në dy subjekte karburanti, ku u identifikuan shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi. Kontrollet...
Burimi:
javanews.al