Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji
Prefekti i Tiranës Afrim Qëndro, në një prononcim për Klan News, komentoi më tepër ngjarjen e rëndë gjatë ditës së djeshme, në 8 janar 2026, ku tregu i 5 Majit, mori flakë. Qëndro u shpreh se dje, zjarrfikëset rrezikuan jetën gjatë aksionit. Ai tha se hetimet kanë nisur mbi rastin dhe duhet të pritet përfundimi i tyre. Po ashtu, Qëndro deklaroi se kreu i zjarrfikësve të Kamzës është plagosur gjatë aksionit për shuarjen e flakëve. “Ende nuk dihet shkaku i zjarrit tek 5 maji, janë dy alternativa. Një është nga një kabull elektrik ose një prizë. Në mesim e godinës ka rënë zjarri fillimisht, por nuk dimë zyrtarisht shkakun. Për 7 -8 minuta ka qenë zjarrfikësja e parë e Tiranës në vendngjarje, më vonë erdhën...