Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

Një vit pas arrestimit, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Veliajt

Një vit pas arrestimit me urdhër të SPAK, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, por kishte dërguar vetëm avokaten e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Avokatët e të pandehurve të tjerë, mësohet se kanë bojkotuar seancën e sotme, pasi pretendojnë për shkelje të rënda të procesit ligjor gjatë seancave paraprake. “Për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kane bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar...