Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë
Një vit pas vrasjes së 22-vjeçares Ilaria Sula, prindërit e saj vazhdojnë të kthehen pothuajse çdo fundjavë në vendin ku u gjet trupi i vajzës së tyre, në një greminë përgjatë rrugës malore në Capranica Prenestina, pranë në Romë. Banorët e zonës tashmë e quajnë atë segment “rruga e Ilarias”. Prindërit e saj, Flamur dhe Gëzime Sula, kujdesen për memorialin e ngritur në vendin ku u gjet vajza e tyre. Siç raportojnë mediat italiane, nëna pastron pllakën përkujtimore dhe fotografitë, ndërsa babai rregullon lulet përreth. Në mermerin e zi është gdhendur një mesazh prekës: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh”. Për nënën e Ilarias, një vit pa vajzën është vetëm boshllëk. E pikëlluar, ajo shprehet për Il Messaggero, se pas...
Burimi:
javanews.al