Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…
Një shqiptar i dënuar me nofkën “Demos” u sulmua me thikë të enjten pasdite, pasi u transferua në burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas informacioneve nga mediat greke, ai u transferua në burgun e Malandrinos dhe pak para se të arrinte në repartin e tij ai u sulmua. Ai mori lëndime të rënda por pa asnjë rrezik për jetën e tij. Shqiptari mësohet se ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së Jan Lalës që ndodhi në maj 2025. Lala ishte duke udhëtuar me makinën e tij dhe u qëllua me një kallashnikov. Automjeti i blinduar i 41-vjecarit grek e shpëtoi pasi edhe pas 50 të shtënave ai nuk u plagos. “Demos” gjithashtu njihet për marrëdhëniet e tij me një figurë të njohur të mafias greke.
Burimi:
javanews.al