Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Një person me probleme mendore plagos me thikë pronarin e marketit në Kavajë, zbardhet dinamika e ngjarjes
Një person me probleme të shëndetit mendore ka plagosur me thikë pronarin e një marketi në Kavajë. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori ka hyrë në market dhe ka kanosur personelin. Në këtë moment, ka ndërhyrë pronari dhe pas një përleshje me të e ka qëlluar me thikë. Artur Ligeja ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet nën kujdes intesiv mjekësor dhe për momemtin ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv