Një letër në Dubai/ I dashur Ergys!

Një letër në Dubai/ I dashur Ergys!

Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 13:06 Bledi ManeAtë natë që ti me çunat pije verën e shtrenjtë “Lafite Rothschild” 50 mijë euro shishja, ne të tjerët ishim në gjumë. Vera e kuqe u derdh në gotë, nga gota në gojën tënde, pastaj vazhdoi rrugëtimin nëpërmjet ezofagut e u derdh në stomak. Aty për pak u përzje me mishin e sapongrënë dhe pasi ngrohu muret e stomakut u përthith menjëherë nga gjaku. Gjaku e mori verën për dore dhe të dy shëtitën kudo në trupin tënd të dembelosur nga mirëqenia e sforcuar. Më pas edhe gjaku edhe vera trokitën në portat e trurit dhe euforia e prodhuar doli jashtë trurit tënd. Një moment tu duk vetja si monarku i Durrësit që bën ligjin edhe në...