“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar në qytetin e Peshkopisë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, është rrëzuar nga një mur rrethues, në tentativë për të kapur të shumëkërkuarin, duke pësuar dëmtime trupore. Vizion Plus ka siguruar foton e efektivit dhe 35-vjeçaru të arrestuar Klodian Llomi         Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia vuri në pranga  35-vjeçarin, Klodian Llomi (Mazari), pasi...