Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janë regjistruar tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit. Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit.