Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas
Viti 2025 la pas edhe një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, me pasoje humbjen e jetëve njerëzore. Persona të përfshirë në veprimtari kriminale, atentate mafioze, krimet familjare apo sherret me thika mes adoleshentëve, kanë qenë ngjarjet që kanë karakterizuar vitin 2025. Ngjarjet kriminale të 2025 5 janar 2025. Shkodër, vritet brenda automjetit të tij 33-vjeçari Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës. 12 janar 2025. Tiranë, vritet me armë zjarri pranë banesës në Selitë të vogël, Bujar Nasufi, 57 vjeç. 13 Janar 2025. Vlorë, vritet në atentat Kristian Marku (Bardhi) 30 vjec në autostradën Vlorë-Fier. 13 Janar 2025. Tiranë, vritet 81-vjeçari Xhemal Meta me sende të forta në fshatin Shëngjin i Vogël të Qafë Mollës. 16 Janar 2025. Bulqizë, Vasil Kamberi vjeçari kishte dalë për gjueti bashkë me kushëririn e tij të afërt Flamur Kamberi 34 vjeç, i cili e vrau aksidentalisht. 24 Janar 2025. Tiranë, vritet me armë zjarri...