Ngjarje HORROR/ Shqiptari lyen me benzinë dhe tenton të djegë të gjallë gruan, i mituri fshen çakmakun
Një krim në familje është shmangur në momentin e fundit në Itali, teksa pas një sherri të vazhdueshëm në çift, një 43-vjeçar shqiptar tentoi të vrasë gruan e tij duke i vënë flakën. Ngjarja ka ndodhur në civesë mbrëmjen vona të 1 janarit dhe është publikuar sot nga mediat italiane. Karabinierët njoftuan se prangosën të dyshuarin me origjinë shqiptare, të akuzuar për kërcënim dhe sulm ndaj gruas së tij me qëllim vrasjeje. Ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit parandaloi që tragjedia të ndodhte. Drama ndodhi brenda një shtëpie ku çifti jetonte së bashku. Sipas rindërtimit të karabinierëve, shqiptari, në një shpërthim tërbimi të dhunshëm gjatë një grindjeje të parëndësishme, fillimisht kërcënoi të vriste gruan e tij dhe më pas i lyeu rrobat dhe dyshemenë...
Burimi:
ntv.al