Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë
Dhunë në familje në Këlcyrë. Mësohet se një 30-vjeçare pas një konflikti është marrë forcërisht me makinë nga familjarët saj dhe më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj në shtëpinë e këtij të fundit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai...
Burimi:
javanews.al