Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur pothuajse plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur Edmond Angjelin në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë.