Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin

Ngjarja në Lezhë/ Tre persona qëlluan në drejtim të berbahanes, dyshohet për shkëmbim zjarri me objektivin

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci dyshohet se mbeti aksidentalisht i plagosur në berberhanen e tij. Burime policore bëjnë me dije se autorët kane qenë me një makinë Audi A3 dhe tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes aty ku dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë dhe se objektivi i atentatit më pas është larguar.