Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 38-vjeçarin me iniciale K.K. I riu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur, vetëm 12 vjeç, të bashkëjetueses së tij. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën 12 vjeçe të bashkëjetueses së tij”, njoftoi policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv