Nga Suel Çela e Sergei Hasanpapaj, deri tek gjyqtarja Pajtime Fetah, SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur, mes tyre edhe dy gazetarë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv