Nga Singapori në Nairobi për në BE! Zegjine Çaushi zbulon rrugën e re drejt Europës

Nga Singapori në Nairobi për në BE! Zegjine Çaushi zbulon rrugën e re drejt Europës

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi duket se ka zbuluar një rrugë të re për integrimin europian të Shqipërisë që kalon fillimisht nga Azia dhe Afrika. Në një postim në Facebook, ajo njofton me seriozitet për një ditë pune në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutuan disa akte, përfshirë Traktatin e Singaporit, atë të Nairobit dhe një marrëveshje me Turqinë. Deri këtu, një rutinë klasike parlamentare. Por “gafën perlë” e ruan në fund të postimit ku shkruhet: “Një hap tjetër drejt një Shqipërie më moderne dhe më pranë Europës”. Sipas kësaj logjike të re gjeopolitike të Zegjine Çaushit, për të shkuar në Bashkimi Europian, më parë duhet të bësh një xhiro nga Singapori, të ndalosh në Nairobi dhe të marrësh rrugën përmes Turqisë – një vend që...