Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Plot 33 persona të mbajtur në paraburgimin e Durrësit janë transferuar në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, pas arratisjes dy ditë më parë të Altin Ndocit. Ata janë lëvizur një natë më parë me mbështetjen e Forcave Shqiponja, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Burgjeve. Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg. Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. Mes të transferuarave është edhe Lul Berisha, i cili është dërguar në Burgun e Peqinit....