Nga ‘Audi’ i bardhë tek informatorët/ Arratisje e parapërgatitur e Altin Ndocit? Si u ndihmua ‘killeri’ i Çopjave

Nga ‘Audi’ i bardhë tek informatorët/ Arratisje e parapërgatitur e Altin Ndocit? Si u ndihmua ‘killeri’ i Çopjave

Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis këtë të martë nga ambientet e Spitalit Rajonal në Durrës. Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit. Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar. Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër, por Ndoci është larguar. Në parkimin e spitalit atë e priste një “Audi” të bardhë,...