Nesër ndërprerje energjie në Durrës dhe Kurbin, ja zonat që preken dhe oraret
OSHEE ka njoftuar se disa zona të Durrësit dhe Kurbinit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike ditën e mërkurë, më 5 shkurt, për shkak të punimeve që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST). Sipas njoftimit zyrtar, stakimi i energjisë do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe lidhet me punimet për ndërtimin e linjës së re 110 kV “Gjiri i Lalzit – Fushë Kuqe”, e cila synon përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike në zonë. Në qarkun e Durrësit, pa energji do të mbetet zona e Ujësjellësit të Durrësit, ndërsa në qarkun e Kurbinit ndërprerja do të prekë zonat Gurrëz, Fushë Kuqe, Adriatik dhe Patok. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve...
Burimi:
syri.net