“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Jani Aliajt

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor. Sipas mediave greke, në deklaratën e tij, 28-vjeçari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje. “Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë gjatë rrëfimit të tij, duke shtuar se viktima ishte ai që ishte paguar për vrasjen e tij, për shkak të një vrasjeje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas. Sipas dosjes hetimore, Jani Aliaj kishte marrë 23 plagë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe në kraharor, fakt që ka tronditur edhe ekspertët mjeko-ligjorë. Gjatë përplasjes u plagos edhe një i burgosur tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i...