Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit
Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin. Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit. Burime për News 24 bëjnë me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin. Operacioni...
Burimi:
javanews.al