Nën kërcënimin e armës, momenti kur autori i maskuar grabit pikën e këmbimit valutor, mori 120 mijë lekë
Ky është momenti, kur një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 1.2 milionë lekë të vjetra (120 mijë lekë të reja) në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Autori më pas është larguar me motor në rrugicat e “5 Majit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, sipas njoftimit të policisë. “Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli...
Burimi:
vizionplus.tv