Në Sarandë zbulohet një ‘shtëpi bari’ në katin e 9 të një pallati
Sarandë, zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’. Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve ‘Adem Sheme’ dhe ‘Pandeli Boçari’. Një apartament në katin e 9-të të një pallat ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij apartamenti fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër ‘shtëpi bari’ të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën ‘Butrinti’ ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Burimi:
syri.net