Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Pogradec – Një mjet tip Range Rover është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26 shkurt, në lagjen nr.1, ku automjeti është shkrumbuar thuajse plotësisht. Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, automjeti është në pronësi të një personi me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme dhe ish-polic në doganën e Qafë-Thanës. Mësohet se ai është vënë në pranga në vitin 2018, për “shpërdorim detyre”. Ai është përfshirë edhe në një konflikt fizik me një komisioner gjatë zgjedhjeve parlamentare. Grupi hetimor po kryen inspektimin e vendit të ngjarjes dhe ka marrë kamerat e sigurisë nga zona për të zbardhur shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.