Në listën e 100 personave më të kërkuar, ekstradohen nga Shqipëria drejt vendit fqinj dy kushërinjtë e dënuar për vrasje (Emrat)
Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Niko Sina alias Fasli, 49 vjeç dhe Afrim Sina alias Andon, 52 vjeç, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitete të rreme. Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. NJOFTIMI: Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për...
Burimi:
vizionplus.tv