Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi (EMRI)

Në kërkim për vrasje nga Mbretëria e Bashkuar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi (EMRI)

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 81”. Altin Shehu u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar. Për Shehun, gjykata britanike ka caktuar më 15 janar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje. Pritet ekstradimi i 34-vjeçarit në Mbretërinë e Bashkuar. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan...