Në kërkim për vrasje/ Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela

Në kërkim për vrasje/ Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela

Është ekstraduar këtë të enjte nga Belgjika, shtetasi Mario Çela, vëllai i Suel Çelës. Gazetari Elton Qyno, raporton se Mario Çela, është arrestuar fillimisht në Itali dhe më pas u ekstradua në Belgjikë, si pasojë e një çështje penale që flitet për vrasjen e Bledar Muçës. Çela, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit dhe i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Pritet që ditët në vijim, ai të dalë para gjykatës së posaçme për tu përballur me akuzat. Në nëntor 2024, SPAK lëshoi 19 urdhër-arreste, mes tyre Suel Çela e vëllai i tij, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni.