Në kërkim për vjedhje e dhunë në familje, tre të prangosur në Tiranë
Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit. Një nga të arrestuarit është një 37-vjeçar i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg, për veprën penale “Vjedhja”. “Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. B., 37 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 3 muaj burgim”, njoftoi...
Burimi:
syri.net