Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Inez Hajrulla dhe miku i tij Ervis Matodashaj i shpëtuan një operacioni me urdhër të SPAK, të zhvilluar ditën e sotme në Orikum. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023 ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn. Në vitin 2017, Hajrulla tentohet që të eliminohet nga një atentat me tritol. Ngjarja ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës në 2018-ën. Në vitin 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë...