Në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar për vrasje, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari (EMRI)
Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili kërkohej nga drejtësia në Britani të Madhe. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Altin Shehu. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar. NJOFTIMI I POLICISE Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen...
Burimi:
vizionplus.tv