Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Arrestohet në Turqi për llogari të shtetit italian Bledin Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, anëtar i grupit të Troplinëve me bazë në Durrës. Grupi i Visit të Pojës dyshohet se ka trafikuar 1.3 tonë kokainë në vitet 2020-2025. Emri i Bledin Doçit figuron në dosjen e megaoperacionit “Ura” të zhvilluar mes SPAK dhe homologëve italianë më 21 maj të vitit 2025 ku u godit një prej grupeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Baza e grupit ishte në Shqipëri dhe me degëzime në Itali. Visi i Pojës, ishte një prej ‘kokave’ të grupit që operonte nga Shqipëria së bashku me Denis Myftiun dhe Erion Kapidanin, të cilët lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitete përmes bisedave...
Burimi:
opinion.al