Në kërkim nga Interpol Roma për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari

Në kërkim nga Interpol Roma për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari

Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”. Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Syrgen Haxhija 34 vjeç,...