Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

“Është shumë e rëndë kjo. Edhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se gjithë telefonët e botës i kanë mbledhur atje”. Deklarata e kryeministrit Edi Rama, dy ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, evidentoi një nga praktikat më të shpeshta të SPAK, sekuestrimin e aparateve telefonikë celularë ndaj personave të dyshuar, apo nën hetim. Në të vërtetë, sipas SPAK, zbërthimi i aparatëve celularë ka qenë vendimtar në sigurimin e provave edhe në dosjet hetimore më të rëndësishmë ndaj zyrtarëve të lartë, apo krimit të organizuar. Por sa është numri i telefonëve të sekuestruar nga SPAK? Raporti vjetor i SPAK i publikuar pak ditë më parë, zbulon se vetëm gjatë vitit 2025, i janë nënshtruar ekspertizës 503 telefona celular e tableta. Po...