Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!
Këtë të mërkurë, kur janë bërë plot 15 vite nga ngjarja tragjike e njohur si “21 Janari”, ku katër protestues u vranë në protestën e thirrur nga Partia Socialiste, xhaxhai i Aleks Nikës (njërit prej viktimave), Mark Nika ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Nika është paraqitur sot për një takim me Prokurorin e Çështjes, Alfred Shehun. Paraditen e sotme, Nika mbajti një prononcim të shkurtër para mediave, ku bëri thirrje që drejtësia të zbardhë vrasjen e nipit të tij dhe tre protestuesve të tjerë sa më shpejt. Ai theksoi se çështjen tanimë ia kanë lënë SPAK-ut në dorë. “21 Janari për ne ishte ditë tragjike. Koha për politikanët, pushtetarët dhe diplomatët e huaj mbaroi. Çështja e 21 Janarit nuk...
Burimi:
javanews.al