Ndryshime në ligjet e drejtësisë, Xhafaj: U japim zgjidhje problemeve që ka sot sistemi
Mazhoranca socialiste miratoi e vetme ndryshimin e dy ligjeve bazë të reformës në drejtësi: ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligjin për qeverisjen e organeve të sistemit të drejtësisë. Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, shpjegoi se miratimi i këtyre ndryshimeve është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe detyrim për procesin e integrimit. Ndryshimet synojnë të forcojnë vetingun për anëtarët jomagjistratë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor, duke bërë që mbi ta të ushtrohet i njëjti kontroll që ushtrohet mbi prokurorët dhe gjyqtarët. Por, për Fatmir Xhafën, i cili ka udhëhequr në emër të Partisë Socialiste reformën në drejtësi në vitet 2015–2016, këto ndryshime nuk mjaftojnë. Xhafaj ka paralajmëruar se këto ligje do të ndryshojnë sërish për t’i dhënë...
Burimi:
vizionplus.tv