Ndoqi policin me sharrë elektrike, Shqiptari në Britani përballet me dënimin
Një burrë që ndoqi një oficer policie me një sharrë elektrike në një tentativë vrasjeje pritet të marrë dënimin ditën e sotme. Liridon Kastrati, 32 vjeç, nga Shqipëria, u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj oficerit të policisë Pc Gary Cowan, pas një incidenti të ndodhur në Paisley, Renfrewshire, më 6 maj 2024. Ngjarja ndodhi pak pasi një automjet u përplas me një makinë policie. Kastratit i ishte thënë më herët nga gjykata se duhet të priste një “dënim të rëndë” për veprën penale. Kur çështja u shqyrtua të premten në Gjykatën e Lartë në Glasgow, shpallja e dënimit u shty për më 20 janar, pasi nuk ishte përgatitur raporti i shërbimit social të drejtësisë penale. Avokati mbrojtës, John Scullion KC, deklaroi se klienti i...
Burimi:
syri.net