Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë
Një foshnje 2-muajshe ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas transportit urgjent nga Spitali Rajonal i Korçës për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Mësohet se foshnja ndërroi jetë disa orë pas mbërritjes në kryeqytet, ku pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas mjekëve të pediatrisë, foshnja ka ardhur në spital me probleme të theksuara respiratore dhe parametrat jetësorë ishin në kufijtë minimalë, duke treguar një gjendje shumë kritike, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi. Nga ana e grupit hetimor konfirmohet se materialet për rastin janë dërguar në Prokurorinë e Korçës, ku gjatë hetimeve do të zbulohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor,...
Burimi:
javanews.al