Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri
Tetë persona janë vënë në pranga në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme kur Altin Ndoci, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshi vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, u arratis ndërsa shoqërohej për një vizitë mjekësore në spitalin e Durrësit. “I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Altin Ndoci po gjykohet për një sërë veprash penale të rënda dhe në dosje të ndryshme. Së fundmi, ai u dërgua për gjykim nga SPAK...
Burimi:
javanews.al