Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Ndërron jetë njëra nga binjaket e familjes shqiptare të aksidentuar në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen Morina nga Ratkoci i Rahovecit. Njëra nga binjaket e tyre, Teo Mendim Morina, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksidentin automobilistik të ndodhur më 7 janar në Gjermani. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga vetë familja Morina, ndërsa bëhet e ditur se foshnja kishte pësuar lëndime shumë të rënda dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shkruan gazetari shqiptar, Bahri Cani. Aksidenti ndodhi në qytetin Waldshut-Tiengen të Gjermanisë, vetëm pak minuta para se familja 5-anëtarëshe të mbërrinte në banesën e saj, pas kthimit nga pushimet në vendlindje. Në automjet udhëtonin prindërit dhe tre fëmijët e mitur: një fëmijë 3-vjeçar dhe binjakët rreth gjashtë muajsh. Si pasojë e aksidentit,...