Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmin e ka dhënë Shoqata e Infermierëve, e cila shkruan se humbja e tij la një dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe tek të gjithë që e njihnin. Shoqata shton se Erald Samarxhi dha një kontribut të pashoq, sidomos në kohën e pandemisë. “Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve sot ndahet nga jeta kolegu yne Infermieri Erald Samarxhi në moshën 39 vjeçare.Prej shumë vitesh infermier ne spitalin e infektivit QSUT një djalë shembullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve sot la një dhimbje dhe boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin. Me një kontribut të pashoq...