Mungesa e avokatit shtyn gjyqin për inceneratorin e Tiranës

Mungesa e avokatit shtyn gjyqin për inceneratorin e Tiranës

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë edhe një herë gjykimi për dosjen e inceneratorit tëTiranës. Seanca u pezullua për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Të dënuarit nga Shkalla e Parë kanë ankimuar vendimin dhe prej muajsh çështja ka mbetur pa vendimmarrje në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 19 janar, në orën 10:00. Sa i përket vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dosjen e inceneratorit të Tiranës janë dënuar Lefter Koka dhe Alqi Bllako, të cilët aktualisht ndodhen në liri, si edhe Taulant Tusha, Namik Samixhiu, Bledar Karolina, Fatjon Murati, Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku. Ndërkohë, Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.